The Kills me virtual reality video për këngën ‘Whirling Eye’

2:31 pm 16.02.17

The Kills kanë krijuar një video me ‘realitet virtual’ për singlin ‘Whirling Eye’.

Shikuesit mund të eksplorojnë përmes kësaj videoje nëpër disa lokacione, ku gjithashtu shoqërohen me paraqitjen e dy anëtarëve të bendit, Alison Mosshart dhe Jamie Hince.

Videoja është punuar nga Sophie Muller, e cila në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe me emra si Blur, Kings of Leon dhe The Cure.

Kënga ‘Whirling Eye’ është singli më i ri që nxirret nga albumi i fundit i The Kills, Ash & Ice.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM