The Killers janë bendi i radhës që konfirmohen për Exit Festival 2017

9:32 pm 08.03.17

rthekiler

 

Rok bendi nga Las Vegas, The Killers, janë konfirmuar se do të jenë pjesë e edicionit të sivjetëm të festivalit Exit që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Bendi do të jetë ‘headline’ më 5 korrik në skenën e festivalit që mbahet në kalanë Petrovaradin.

The Killers do jenë pjesë e ditës ekstra që festivali Exit dhuron për këtë edicion dhe që e ka emëruar “day zero”.

Festivali Exit këtë vit mbahet nga 5-9 korrik, derisa deri më tani janë konfrimuar disa emra të njohur, ndër ta Liam Gallagher, Jake Bugg, Rag N Bone Man, Hardwell.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM