The Homesick të enjten performojnë në Prishtinë

12:02 pm 03.10.17

 

Pop-rok grupi holandez, The Homesick, këtë të enjte mbajnë koncert në Prishtinë.

Të gjithë fansat e grupit dhe këtij zhanri muzikor do të kenë mundësi të zbaviten me tingujt e bendit që këtë vit nxorri albumin debutues Youth Hunt.

Koncerti mbahet të enjten, nga ora 20:00, në Teatrin Oda.

Sipas një njoftimi të organizatorit të turneut Spielmaschina, bendi holandez do të jetë i pranishëm në Prishtinë. Bendi sipas të dhënave të publikuara në ngjaren e promovuar në Facebook, është një prej më të njohurve në Holandë të veçuar për tingujt e muzikës pop-rock, transmeton Insajderi.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM