“The Favourite” fitues i BAFTA 2019, aktori më i mirë Rami Malek

12:10 am 11.02.19

Ka përfunduar edicioni i 72-të i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve BAFTA.

Fitues i këtij edicioni ka dalë filmi “The Favourite”, i cili kishte gjithësej 12 nominime, përcjellë Indeksonline.

 

 

Përveç filmi më i mirë “The Favourite” ka triumfuar edhe në kategoritë: Skenari më i mirë origjinal, Produksioni më i mirë i dizajnuar, Grimi dhe flokët, Aktorja më e mirë suportuese, Kostumografia më e mirë, Filmi më i mirë jo britanik dhe Aktorja më e mirë.

Ndërsa, aktori më i mirë u zgjodh Rami Malek me rolin e tij në filmin ‘Bohemian Rhapsody’, gjithashtu ky film mori edhe çmimin si Muzika më e mirë.

Filmi më i mirë i animuar u zgjodh: Spider-Man: Into dhe Spider-Verse

Filmi më i mirë britanik i animuar: Roughhouese

Filmi më i mirë i shkurtë britanik: 73 Cows

Editimi më i mirë: Vice

Dokumentari më i mirë: Free solo

Aktorja në rolin debutues: Letita Wright

Skenari më i mirë i adaptuar: BlacKkKlansman

Kënga më e mirë origjinale: A Star is Born

Aktori më i mirë suportues: Mahershala Ali

Kinematografia më e mirë dhe filmi më i mirë në gjuhën jo angleze: Roma. Ky film po ashtu mori edhe çmimin e Regjisorit më të mirë

Skenaristi më i mirë debutues britanik: Beast -Michael Pearce

Filmi me efektet më të mirë vizuale: Black Panther./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM