The Charlatans japin detaje nga albumi i ri 

2:08 pm 20.03.17

 

Indie-rok grupi anglez, The Charlatans, kanë zbuluar disa informacione rreth albumit të ri, Different Days, i cili do të lëshohet më 26 maj.

Albumi i ri vjen pas atij të vitit 2015, Modern Nature, dhe me vete sjell këngë në të cilat ka disa bashkëpunime.

Legjendat e brit-pop muzikës, Paul Weller dhe Johnny Marr kanë kontribuar në këtë album, derisa edhe shkrimtari Ian Rankin dhe aktorja Sharon Horgan do të jenë pjesë e këngëve të tij.

Përveç të dhënave për albumin e ri, bendi ka konfirmuar edhe mbajtjen e dy performancave akustike, një në The Lowry, Salford më 26 maj dhe tjetrën në Liverpool Sound City më 28 maj.

 

Këto janë këngët që do të gjenden në albumin ‘Different Days’:

  1. Hey Sunrise (Drums Pete Salisbury, Programming Stephen Morris)
  2. Solutions (Drums Stephen Morris BV’s Nik Void)
  3. Different Days (Guitar Johnny Marr, BV’s Sharon Horgan)
  4. Future Tense (Spoken word intro Ian Rankin)
  5. Plastic Machinery (Guitar Johnny Marr & Anton Newcombe)
  6. The Forgotten One (Spoken word intro Kurt Wagner)
  7. Not Forgotten (Guitar Johnny Marr, Organ Anton Newcombe)
  8. There Will Be Chances (Drums Pete Salisbury)
  9. The Same House (Synthesiser Gillian Gilbert, Drums & Programming Stephen Morris)
  10. Over Again (Percussion Donald Johnson (A Certain Ratio) BV’s Nik Void (Factory Floor)
  11. Lets Go Together (Drums Pete Salisbury)
  12. The Setting Sun – Instrumental
  13. Spinning Out (Co written by Weller. Piano and BV’s Paul Weller)

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM