Thaçi uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit

5:55 pm 15.05.18

 

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook për të uruar besimtarët myslimanë në fillimin e muajit të Ramazanit.

“Besimtarët e fesë islame, nesër nisin agjërimin e muajit të Ramazanit, kur shtohen vetëpërmbajtja individuale, solidariteti kolektiv dhe veprat e bamirësisë. Ky muaj i bekuar e forcon moralin dhe rrit devotshmërinë, prandaj si President i Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve islamë u uroj agjërim të lehtë dhe sa më shumë paqe, dashuri dhe tolerancë me njëri-tjetrin”, ka shkruar presidenti Thaçi, transmeton Gazeta Zëri.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM