Thaçi ‘sot ose nesër’ thërret seancën konstituive të Kuvendit

1:12 pm 13.07.17

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të thërras sot ose nesër seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kështu njofton portali Telegrafi duke u bazuar në burimet e veta brenda Kuvendit.

Sipas këtyre burimeve, mbajtja e kësaj seance pritet të mbahet javën e ardhshme përkatësisht të martën.

Kjo vonesë sipas burimeve të portalit është bërë për shkak se shumica e deputetëve të zgjedhur kanë shkuar nëpër pushime verore.

Gjatë ditës së enjte, Presidenti Thaçi është takuar me Ramush Haradinajn në një restaurant në Prishtinë. Pas këtij takimi, siç raporton KTV, Thaçi nuk ka pranuar të flas rreth asaj se për çka është diskutuar me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PAN.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM