Thaçi përgëzon delegacionin shtetëror për dialog, thotë se patën një prezantim korrekt

5:57 pm 08.01.19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përgëzuar delegacionin shtetëror për dialogun për prezantimin e bërë sot në Bruksel, e që sipas tij ka qenë korrekt.

Thaçi poashtu ka ritheksuar se njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi i shtetit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe delegacioni shtetëror ka zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Postimi i plotë:

E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin. HTH

M

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM