Thaçi në Vjenë: Zgjidhja duhet të jetë e favorshme për të dy palët

10:43 pm 30.05.18

 

Të mërkurën, në Vjenë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova është e gatshme për dialog edhe për kompromis e për marrëveshje dhe për marrëdhënie evropiane me Serbinë.

Ai ka thënë se zgjidhja duhet të jetë e favorshme për të dyja palët, transmeton Koha.net.

Duke folur për fazën e fundit të dialogut me Serbinë, Thaçi ka theksuar se mund të lëvizim përpara, të angazhohemi për kompromis dhe t’i ndihmojmë njerëzit në Kosovë dhe Serbi që të arrijnë normalizimin dhe pajtimin historik.

“Ose mund të mbërthehemi në status quo dhe t’i ftojmë forcat e ekstremizmit, nacionalizmit dhe rreziqeve të jashtme për të rrënuar të gjithë progresin që kemi arritur. Unë besoj dhe shumica e partive politike të Kosovës pajtohen, se ne tani duhet të lëvizim drejt zgjidhjes së përhershme”, ka thënë ai, njofton kumtesa presidenciale.

 

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM