Thaçi është “i bindur se sivjet arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë”

9:01 pm 01.02.18

 

Nëse nuk ndodh sivjet, do ta humbasim edhe një dekadë.

Kështu është shprehur Presidenti Hashim Thaçi rreth arritjes së “marrëveshjes historike” mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai shprehet i bindur se do të ndodh gjatë këtij viti.

“Kushdo që mendon se problemet me Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës – gabohet. Ata që mendojnë se Kosova nuk duhet të dialogohet me Serbinë janë naivë. Edhe ata që mendojnë se është i lehtë dialogu me Serbinë – gabohen. Jam i bindur se sivjet do të arrihet marrëveshja përfundimtare historike mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk ndodh sivjet, do ta humbasim edhe një dekadë. Derisa Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë këto cështje të hapura mes tyre, do të jemi peng i njëri-tjetrit në të ardhmen europiane” ka thënë Thaçi gjatë një interviste në KlanKosova.

“Nëse arrijmë marrëveshje me Serbinë, atëherë nuk do të ketë më pesë vende që nuk e njohin Kosovën, sepse ne do të jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara. Kjo marrëveshje ndihmon në të gjitha aspektet integruese dhe zhvillimore për Kosovën, por edhe për Serbinë” është shprehur Thaçi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM