Thaçi: Dita e Flamurit, ditë e forcimit të ndërgjegjes kombëtare

10:36 pm 28.11.17

 

Festa e Ditës së Flamurit u shënua në gjithë Kosovën, përmes aktiviteteve të ndryshme, derisa liderët politikë dhanë mesazhet e tyre.

Presidenti i Kosovës, i cili po qëndron në Shqipëri, në ceremoninë e shënimit të 28 Nëntorit, që është organizuar në Vlorë, ka thënë se Dita e Flamurit është festë e krenarisë kombëtare.

“Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare, me traditën më të gjatë të kremtimit. Është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare. Kjo ditë shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe fillimin e epokës së modernizmit të kombit tonë. Jemi një komb me dy shtete sovrane. Të dy shtetet tona kanë një ëndërr, kanë një qëllim, integrimin e plotë në institucionet euroatlantike. Urime Dita e Flamurit, urime Dita e Pavarësisë”, ka thënë presidenti Thaçi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ditën e Flamurit ua ka uruar qytetarëve shqiptarë të Kosovës edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka qëndruar sot në Boletin të Mitrovicës, në vendlindjen e Isa Boletinit, të cilin shqiptarët e njohin si tribun dhe hero kombëtar, që kontribuoi për pavarësimin e shtetit të Shqipërisë.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM