Thaçi dhe Vuçiq bisedojnë në telefon

5:08 am 18.01.18

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas një postimi të presidentit Thaçi në rrjetin social Facebook, të dy presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Një çështje e veçantë, e cila u diskutua ndërmjet të dy presidentëve, ishte edhe vrasja e djeshme e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq.

“Lidhur me këtë çështje presidenti Thaçi ka siguruar presidentin Vuçiç se organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të atyre që e kanë bërë këtë vrasje”, thuhet në shkrimin e Thaçit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM