Tesla e gatshme të ndriçoj Puerto Ricon e shkatërruar

3:54 pm 06.10.17

 

Sipërmarrësi i teknologjisë që ofron energji të ripërtëritshme, Elon Musk, thotë se mund të rindërtoj infrastrukturën e shkatërruar elektrike të Puerto Ricos duke vendosur atë solare përmes teknologjisë të kompanisë Tesla.

Disa javë pas goditjes nga stuhia Maria, pjesa më e madhe e ishullit ende nuk ka energji.

Duke shkruar në Twitter, Musk tha se teknologjia e tij, e cila jep energji për shumë ishuj të vegjël, mund të zgjerohet dhe të funksionoj edhe në Puerto Rico.

Pas këtij postimi të Musk, ka reaguar guvernatori i Puerto Ricos duke i thënë sipërmarrësit “eja të flasim”, transmeton BBC.

“Dëshironi t’i tregoni botës fuqinë dhe zgjerimin e teknologjive tuaja Tesla? Puerto Rico mund të jetë nisma e projektit,” ka thënë guvernatori Ricardo Rossello.

Kompania Tesla thtoë se ka ofruar energji për ishuj të vegjël, si Ta’u në American Samoa.

“Ekipi Tesla ka vepruar kështu për shumë ishuj më të vegjël nëpër botë, por nuk ekziston një limit në zgjerimin e kësaj, kështu që mund të bëhet edhe në Puerto Rico,” ka shkruar Musk.

Ai ka thënë se një projekt i tillë ka nevojë të përkrahet nga Puerto Rico, për qka duket se është pajtuar guvernatori i ishullit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM