Termocentrali ‘Kosova e Re’: ‘Fillon vitin e ardhshëm, përmbyllet më 2023’

2:20 pm 14.12.17

 

Kryeministri Ramush Haradinaj i është gëzuar arritjes së marrëveshjes me kompaninë amerikane Contur Global për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

“E kemi një lajm shumë të mirë ndër më të mirin e mundshëm që kemi mund të imagjinojmë. Kemi arritur pra marrëveshje me një investitor shumë serioz për investimet në energji. Investitori është kompani Contur Global është prej Amerike me lidhje të forta në Evropë. Investimi është 1 miliard e 300 milionë euro, është krejt investim i huaj, i pastër asnjë cent nuk e jep Kosova edhe fillon ndërtimin vitin që vjen dhe përmbyllet në vitin 2023”, ka thënë Haradinaj, transmeton gazeta Zëri.

Kryeministri këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”.

Haradinaj këtë investim në sektorin e energjisë e ka konsideruar si një ndihmesë edhe për sektorin e bujqësisë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM