Tensione në mbledhjen e LDK-së në Mitrovicë, kishte edhe përplasje verbale!

8:33 pm 01.03.19

Mbledhja e sotme e Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë ka rezultuar me një përplasje verbale ndërmjet një kryetari të Nëndegës dhe kryetarit të Degës Safet Kamberi

Indeksonline mëson se mospajtimet kanë filluar kur ky i fundit, në cilësinë e kryetarit të Degës, ka propozuar në mbledhje futjen e 5 anëtarëve te rinj të kryesisë dhe një nënkryetari.

Safet Kamberi

Mllefi ka shpërthyer kur anëtarët e kryesisë kane marrë vesh se kryetari Kamberi dëshironte që ta emëronte nënkryetar të Degës së LDK-së Hysni Syla, i cili deri tash ka qenë zëdhënës i Komunës së Mitrovicës, e që në Mitrovicë njihet si njeri i PDK-së dhe që ka afërsi me AKR-në.

Safet Kamberi së fundi ka bërë një marrëveshje me Agim Bahtirin dhe ka marrë  pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal ne Mitrovicë.

Përçarjet në Degën e Mitrovicës kanë nisur kohë me parë pasi grupet që deri vonë e kane mbështetur Kamberi, tashmë e mbështesin Faton Pecin për kryetar të Degës, pasi Peci ka qenë me konsistent kundër koalicioneve me PDK-në. /Indeksonline.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM