Të verbërit tani mund ti ‘shohin’ pikturat për herë të parë nëpërmjet modeleve 3-D

1:49 pm 27.02.19

classical-paintings-3d-printing-blind-feel-unseen-art-26

Projekti “Invisible Art”, të cilën e ka filluar projektuesi me bazë në Helsinki, Marc Dillon, po përdor printimin 3D për t’i dhënë njerëzve të verbër mundësinë për të përjetuar artin klasik .

“Imagjinoni të mos e dini se çfarë duket buzëqeshja e Mona Lizës, ose sunflowers e Van Gogut. Paramendoni të keni dëgjuar njerëzit duke folur për ta dhe e dini se ato vepra ekzistojnë, por nuk mund t’i përjetonin ato për vete. Për miliona njerëz që janë të verbër, kjo është një realitet “, shpjegon projekti në një video.

classical-paintings-3d-printing-blind-feel-unseen-art-28

Ata përdorin imazhe 3D për të rikrijuar këto vepra arti në një shkallë dhe cilësi krejtësisht identike.

Megjithëse qasja e tyre është unike, projekti i Invisible Art nuk është i pari që ka dalë me këtë koncept. Shtypja 3D është përdorur për të kthyer foto në “Kujtimet e Prekshme” dhe madje edhe ka ndihmuar një nënë të verbër “të shohë” ultrazërin e fëmijës së saj të palindur./UrbanFm/

classical-paintings-3d-printing-blind-feel-unseen-art-27

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM