Të nominuarit për Rock And Roll Hall Of Fame. Ja lista për vitin 2018

10:12 am 05.10.17

 

Emrat të cilët kryesojnë si favoritë për t’u futur në Rock And Roll Hall Of Fame, në vitin 2018, janë Radiohead, Depeche Mode, Kate Bush dhe Rage Against The Machine.

Atyre në listë u bashkohen edhe Bon Jovi, Judas Priest, the Cars, Dire Straits, Eurythmics, J. Geils Band, LL Cool J, MC5, the Meters, the Moody Blues, Rufus featuring Chaka Khan, Nina Simone, Sister Rosetta Tharpe, Link Wray dhe The Zombies.

Për t’u nderuar me futjen në sallonin e famës që arkivon emrat për ndikimin e tyre në histori përmes muzikës, artistët dhe bendet duhet të kenë këngën e parë ose albumin të publikuar më 1992 apo më herët se ky vit.

Pesë fituesit do të caktohen përmes votave të publikut, bashkë me kontributin dhënë nga 800 artistë, hisotiranë dhe njohës të industrisë së muzikës.

Fituesit do të bëhen të ditur gjatë muajit dhjetor të këtij viti, derisa ceremonia e pranimit mbahet më 14 prill të vitit të ardhshëm në Public Hall në Cleveland.

Për të votuar mundeni deri më 5 dhejtor përmes faqes së Rock And Roll Hall Of Fame.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM