Të moshuarit në Shqipëri; 38% janë në varfëri

6:42 pm 01.10.17

 

Rezultatet e një studimi, publikuar në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, kanë treguar se 38% e të moshuarve në Shqipëri jetojnë në varfëri.

Po ashtu, sipas të dhënave, një ndër dy të moshuar është i sëmurë.

“Kur s’ke para çfarë të hash. Heq mishin, frutat. Çfarë të hash me 100 mijë lekë”, shprehet për Top Channel, Fillarete Gjonaj, pensioniste.

“Pensioni që unë marrë sot është 47 mijë lekë të vjetra edhe burri pak, kështu kalojmë”, Myslyme Hysa, pensioniste.

Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve rrjeti shqiptar për personat e moshuar ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit ku rezulton se 38 % e tyre jetojnë në varfëri  dhe po kështu  1 në 2  e të moshuarve janë të sëmurë.

“32 mijë veta vdesin në vit nga kjo kategori e të moshuarish. Një në dy pensionistë janë të sëmurë, janë me shqetësime. 3 në 5 kanë probleme të depresionit”, thotë Faik Xhani, Rrjeti Shqiptar i Personave të Moshuar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM