Të martën shkollat e nisin me dy orë grevë

12:08 pm 19.02.18

 

Dy orët e para të mësimit të paradites së marte do të jenë në grevë nëpër tërë arsimin e Kosovës.

Ndërkohë, Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10:00 deri në 12:00, transmeton Koha.net.

Kështu thuhet në një komunikatë të SBASHK-ut, ku sqarohet se duke e parë se pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës, SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues.

“Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesën për mirëvajtjen e grevës dyorëshe dhe do t’i mbajnë të informuar këshillat greviste komunale, gjegjësisht këshillin grevist të Universiteteve, kurse këta Këshilla do të jenë në komunikim me Këshillin Qendror grevist që është në selinë e SBASHK-ut.” thuhet, ndër të tjera, në komunikatën e SBASHK-ut.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM