Sot qeverisë i prezantohet raporti për demarkacionin

7:35 pm 03.12.17

 

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se të hënën (sot) do t’i prezantohet qeverisë raporti në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Do t’i paraqesim ato fakte që kemi arritur t’i sigurojmë për këtë periudhë dhe më tutje do të mbetet në dorën e Qeverise se si do të procedojë tutje”, ka deklaruar Bulliqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk ka dashur të flasë për të gjeturat, pasi që, siç është shprehur ai, ato do të prezantohen në Qeveri fillimisht.

“Ne kemi marrë një detyrë nga kryeministri i vendit, e kemi kryer atë punë me ndërgjegjen më të lartë brenda mundësive dhe hapësirës që na është krijuar për punë. Se si do vazhdohet tutje dhe sa do të merren për bazë [të gjeturat] nga institucionet e vendit, kjo nuk është në anën time që ta them… le të shohim veprimet pas prezantimit të fakteve”, është shprehur Bulliqi.

 

…lexo artikullin e plotë

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM