Të enjten lahen rrugët e ndaluara për vetura në kryeqytet

8:07 pm 31.01.18

 

Rrugët në qendër të Prishtinës do të vazhdojnë të jenë të ndaluara për qarkullimin e veturave edhe gjatë ditës së enjte.

Për më shumë, kryetari Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nesër këto rrugë do të pastrohen.

I pari i Prishtinës është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e vendimit për t’u ndaluar qarkullimi i rrugëve në qendër të kryeqytet, në mënyrë që të zbutet niveli i lartë i ndotjes së ajrit, transmeton Gazeta Express.

“Sot një qytet ndryshe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, ku ka treguar se i njëjti rregull do të vlejë edhe nesër.

Ai ka kërkuar falje për telashet që u ka krijuar një grupi të njerëzve ndalimi i qarkullimit të veturave, ndërsa, Ahmeti ka thënë se nesër rrugët e bllokuara nga ora 10:00 do të lahen.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM