Të enjten Kosova mëson në cilin nga këto tri grupe do të zë vend

9:09 pm 19.08.17

 

Suedia, Bosnja dhe Herzegovina, Austria, Estonia, Kosova, Bulgaria dhe Bjellorusia janë përfaqësueset që kanë avancuar tutje drejt grupeve kualifikuese nga kontineti evropian për Kupën Botërore në Basketboll ‘Kina 2019’.

Shorti i cili do të tregoj se në cilat grupe do të radhiten këto skuadra do të hidhet të enjten, 24 gusht, në Munich nga ora 10:30.

Kosova, Bosnja dhe Herzegovina, Austria dhe Bjellorusia janë skuadrat që si ekipe nga vendi i dytë do të kenë mundësinë t’i bashkohen skuadrave në grupet A, C, E dhe G. Mirëpo, në grupin G gjendet edhe përfaësuesja e Serbisë, dhe kështu Kosova nuk do të mund të jetë në këtë grup.

Pra, të enjten Kosova mëson se në cilin prej tri grupeve, A, C apo E do të jetë në kualifikueset evropiane për botërorin e basketbollit.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM