Të dorëhequrit nga LVV-ja zyrtarisht me kërkesë për grup të ri parlamentar

6:05 pm 14.03.18

 

Në administratën e Kuvendit të Kosovës është dorëzuar kërkesa për krijimin e një grupi të ri parlamentar, përbërë nga deputetë të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në bazë të kërkesës së dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të 12 deputetët e nëshkruar kanë kërkuar që grupi parlamentar të quhet “Grupi i Deputetëve të Pavarur- GDP”, transmeton Gazeta Blic.

Ndërsa kërkesa është drejtuar në emër të Dardan Sejdiut i cili është caktuar edhe si kryesues i Grupit të ri parlamentar, shkruan gazeta që ka siguruar edhe dokumentin zyrtar.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM