Të dorëhequrit e VV-së me grup të ri parlamentar

9:13 pm 01.02.18

 

Dhjetë deputetë nga Vetëvendosje kanë bërë kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Këtë javë ata kanë dërguar në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar, mëson televizioni KTV nga burime brenda Kuvendit.

Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.

Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është

Visar Ymeri
Dardan Molliqaj
Dardan Sejdiu
Dukagjin Gorani
Aida Dërguti
Shqipe Pantina
Faton Topalli
Fisnik Ismaili
Driton Çaushi
Donika Kadaj

Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM