Të dielën mbahet maratona e Tiranës, ja VIP-at që marrin pjesë

5:37 am 13.10.17

 

Rreth 2500 vrapues nga 40 shtete të botës do të marrin pjesë këtë të dielë në Maratonën e Tiranës. Midis vrapuesve do të marrin pjesë edhe disa personazhe të njohur dhe kanë dhe një detyrë të rëndësishme për të bërë: një sasi të përcaktuar kilometrash.

Gazetarët Ermira Kazhani dhe Endri Xhafo do të vrapojnë 21 km, po ashtu edhe atletja Luiza Gega.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do të vrapojë 10 kilometra së bashku me prezantuesit Anjeza Maja, Dorian Ramaliu, Iva Korumi, Florian Agalliu si edhe futbollistin Kristi Vangjeli, transmeton Gazeta Shqip.

Vrapit prej 10 kilometra do t’i bashkëngjitet edhe rekordmenia, atletja Klodiana Shala. Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të Tiranës. Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza. Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM