Tahiri: Ka shumë punë deri te pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve

1:55 pm 23.05.18

 

Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, mendon se përmes procesit të dialogut me Serbinë është arritur të ketë ndryshime në situatën në pjesën veriore të Kosovës.

Tahiri thotë se ka ende shumë punë deri te arritja e një paqeje të qëndrueshme.

“Besoj në të ardhmen ky raport ndryshon, sidomos në fazën finale të dialogut të Brukselit ku pritet të finalizohet me njohjen reciproke mes dy shteteve. Paqen e kemi por deri te paqja e qëndrueshme kemi shumë punë. Deri te pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë kemi shumë punë”, ka deklaruar ajo, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Vazhdimi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit pritet të vazhdojë në muajin qershor, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data e takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM