Tahiri: Do të konfiskohen pasuritë fituar me vepër penale

7:40 pm 11.06.18

 

Përmes projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë po synohet konfiskimi i çfarëdo pasurie të fituar me vepër penale, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për media, ku e prezantoi këtë projektligj, i cili do t’i dorëzohet të martën Qeverisë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Jam i bindur se me këtë projektligj, po bëjmë hapin më vendimtar ndaj keqpërdoruesve, ndaj personave që merren me krim të organizuar, ndaj personave zyrtarë e politikë që mund të kenë llogaritur se do të mund të pasurohen përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, tha Tahiri.

 

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM