T.I thotë se ‘Leaving Neverland’ është pjesë e një agjendës për të shkatërruar kulturën e zezakëve

11:46 am 08.03.19

T.I. ka folur kundër dokumentarit “Leaving Neverland”, duke akuzuar krijuesit dhe shpërndarësit e saj për përpjekjet e tyre për të “shkatërruar” kulturën e zezë. Reperi 38-vjeçar është përgjigjur pas transmetimit të dokumentarit nga HBO / Channel 4, i cili detajon pretendimet për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e të ndjerit Michael Jackson, duke thënë se filmi shkatërron “një tjetër legjendë në historinë e zezakëve.

Image result for ti

“T.I. shkroi në Instagram dje duke thënë se poenta e vetme e  dokumentarit ishte të “Shkatërronte një tjetër legjendë të fortë në historinë e zezakëve dhe vazhdon duke thënë se ka disa shembuj të pedofilisë në Historinë Amerikane  që duhet të përmenden si Elvis Presley dhe Hugh Hefner. T.I vazhdoi duke thënë se ” ka një axhendë për të shkatërruar KULTURËN TONË “.

T.I. poashtu postoi një klip të shkurtër të një interviste të vitit 1999 midis Jackson dhe Piers Morgan, në të cilën ylli i popit i mohon të gjitha akuzat për abuzime që u renditën për të./UrbanFM/

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM