Surroi: Qytetarët votuan për çlirimin e vendit nga Klani Pronto

8:22 am 12.06.17

 

Publicisti Veton Surroi ka komentuar rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e mbajtura ditën e dielë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Surroi thotë se “qeverisja evropiane mund të ndërtohet që nga këto zgjedhje, me synim të shtetit të së drejtës , atij social dhe zhvillimor.”

 

Postimi i plotë i Surroit:

“Ky është përvjetori më i rëndësishëm i çlirimit deri tani.

Dje u manifestua vota evropiane e qytetarëve të Kosovës.

Shumica kritike e qytetarëve të Kosovës, të prirë nga fryma e parimësisë dhe vendosmërisë së Vetëvendosjes, u deklaruan dje për çlirimin e vendit nga kapja e Klanit Pronto.

Mbi gjysma e vendeve të Parlamentit të Kosovës do të mbushen me deputetët e një partie socialdemokrate evropiane dhe të një partie a koalicioni konservator (popullor) evropian.

Qeverisja evropiane mund të ndërtohet që nga këto zgjedhje, me synim të shtetit të së drejtës , atij social dhe zhvillimor”.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM