Suedia shpërndan fletushka me udhëzime në rast lufte

10:49 am 22.05.18

 

Në Suedi ka filluar shpërndarja e fletushkave prej 20 faqeve nëpër 4.8 milionë familje të cilave u tregohen udhëzimet se si duhet vepruar në rast krize apo lufte që do të përfshinte vendin.

Fletat me titull “Om krisen eller kriget kommer” (Nëse vjen kriza e luftës), shpjegojnë sesi njerëzit mund të sigurojnë nevojat bazike si ushqimi, uji dhe ngrohja, dhe u tregojnë atyre çfarë nënkuptojnë sinjalizimet, ku të gjejnë strehime nga bombat dhe si të kontribuojnë në mbrojtjen totale të Suedisë, transmeton Top Channel.

 

 

20 faqet e ilustrura me sirena, avionë luftarakë dhe familje që u largohen shtëpive të tyre, e përgatisin popullatën edhe për rreziqe të tjera, si sulmet kibernetike apo ato terroriste, ndryshimet klimatike dhe mënyrat e identifikimit të lajmeve të rreme.

 

 

“Ndonëse Suedia është më e sigurtë sesa shumë vende të tjera, rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe pavarësinë tonë nuk mungojnë”, thuhet në broshurë. “Nëse jeni të përgatitur, ju kontribuoni në përmirësimin e aftësisë së vendit tuaj për t’i bërë ballë një vështirësie shumë të madhe”.

Fletëpalosje të ngjashme janë shpërndarë për herë të parë në Suedinë neutrale gjatë vitit 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM