Suedia miraton ligjin: Seksi pa pëlqim është dhunim

7:32 pm 24.05.18

 

Parlamenti suedez ka miratuar ligj të ri i cili thotë se marrëdhënia sekuale pa pëlqim është përdhunim, edhe atëherë kur nuk përdoren kërcënimet apo dhuna.

Ligji i ri, që do të futet në fuqi nga 1 korriku, thotë se personi duhet të jap miratim të qartë për seks qoftë në formë fizike apo verbale.

Kështu, prokurorët më nuk do të kërkojnë prova të përdorimit të forcës apo ushtrimit të dhunës, apo nëse viktima ka qenë në pozitë të dobët në mënyrë që rasti të cilësohet si përdhunim, transmeton BBC.

Aktivistët kanë mirëpritur këtë ligj, por kritikët thonë se me këtë nuk do të rritet numri i të dënuarve për përdhunim.

Parlamenti suedez votoi me 257 vota për dhe 38 kundër. Këshu, Suedia i bashkohet vendeve evropiane si Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë ku marrëdhënia seksuale pa pëlqim konsiderohet përdhunim.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM