Studimi: Fansat e The Smiths janë “neurotik”, ata të Björk “të hapur”

8:14 am 22.03.18

 

Një studim bërë me “pëlqimet” nga përdoruesit në Facebook ka ofruar të dhëna rreth personalitetit të përdoruesve të rrjetit social dhe lidhjes së tyre me muzikën.

Studimi i kryer nga Stanford University and Cambridge University’s Psychometrics Center, që u bazua në pëlqimet (likes) të përdoruesve të Facebook gjatë vititi 2015, ka treguar se si është personaliteti i personave që pëlqejnë një grup apo këngëtar të caktuar.

Kështu, këto të dhëna thonë se fansat e bendit The Smiths kanë shumë mundësi që të jenë më neurotik, më të paqëndrueshëm në personalitetin e tyre. Ndërsa, ata të këngëtares islandeze Björk ka më shumë mundësi të jenë më të hapur për eksperienca të reja.

Të dhënat janë publikuar nga The New York Times menjëherë pas skandalit me firmën konsulente Cambridge Analytica e cila kishte përdorë të dhënat personale të përdoruesve të Facebook pa e ditur këta të fundit.

Studimi i vitit 2015 ka përdorur aplikacionin e quajtur myPersonality në Facebook, “një kuiz prej 100 pyetje i zhvilluar nga Psychometrics Center që merrej me qasjen e personit, vullnetin, pëlqyeshmëritë dhe sjelljet neurotike.”

Kështu, 70,000 përdorues në Favcebook i dhanë qasje aplikacionit në profilet e tyre (dhe në ato të shokëve të tyre), dhe kështu hulumutesit mundën të studiojnë llojet e ndryshme të personaliteteve duke i lidhur ato me çfarë përdoruesit “pëlqenin” në Facebook.

 

 

Studimi ka treguar se personat “më të hapur” pëlqenin muzikën e Björk dhe Tom Waits, ata “më së paku të hapur” pëlqenin atë të Luke Bryan dhe Jason Aldean, derisa “më extrovert” pëlqenin Gucci Mane dhe Waka Flocka Flame, derisa ata që “më së paku pajtohen” preferonin muzikën e këngëtarëve Marilyn Manson, Placebo, Rammstein dhe Judas Priest.

Ndërkohë, “më neurotikët”, përpos muzikës së The Smiths, pëlqenin edhe Placebon dhe Manson, si dhe bendet Escape the Fate dhe Bring Me the Horizon.

Në listën “më së paku neurotik” të dhënat nuk kanë nxjerrë përdorues që dëgjonin ndonjë grup muzikor, por aty kanë rezutluar vetëm temat lidhur me sportet (ESPN, football, SportsCenter, Miami Heat dhe Derrick Rose).

 

Kliko këtu për të lexuar komplet artikullin e The New York Times.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM