Strategjia e re e zgjerimit, KE kushtëzon Kosovën dhe Serbinë

7:50 pm 07.02.18

 

Me Strategjinë e re të zgjerimit, Komisioni Evropian u ka vënë kusht të pashmangshëm Kosovës dhe Serbisë, arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, në mënyrë që të dyja shtetet të ecin drejt proceseve integruese.

Një marrëveshje e tillë, është parashikuar të arrihet gjatë vitit 2019. Kjo fazë e dialogut, në Prishtinë po shihet si pjesa finale e negociatave, të cilat po zhvillohen në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Dialogu, zhvillohet në dy nivele, atë politik, ku delegacionet përfaqësohen nga presidentët e shteteve apo kryeministrat, dhe niveli teknik, që zhvillohet përmes ekipeve të ekspertëve, ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve nga të dyja shtetet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj tha për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi dhe në përgjithësi spektri politik, do të duhej të krijonin kushte të brendshme, në mënyrë që në Bruksel, Kosova të përfaqësohet fuqishme për t’i adresuar pritjet, siç janë anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë. Sipas tij, temat e politikës së jashtme nuk duhet të përdoren për ndasi të brendshme.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM