Stoltenberg, Maqedonisë: Zgjidhni kontestin e emrit, nuk ka plan B

9:44 pm 18.01.18

 

Dyert e NATO-s mbeten të hapura për Maqedoninë, por që ato të arrihen nevojitet ende punë për të bërë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me kryeministrin Zaev tha se nuk ka plan B për anëtarësimin e vendit në NATO, pos zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë.

“Nuk ka plan B. Nuk ka rrugë tjetër për tu bërë pjesë e NATO-s pa e zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë. Mendoj se është e rëndësishme që të jeni ambicioz por edhe më e rëndësishme është që të jeni real. NATO-ja merr vendime me konsensus. Ne ju inkurajojmë që t’i zgjidhni çështjet komplekse, por ne si NATO nuk do të zgjidhim problemin e emrit me Greqinë,” deklaroi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton AlsatM.

Por për zgjidhjen e emrit, Stoltenberg mori garanci nga vet kryeministri Zoran Zaev. Ky i fundit tha se Qeveria po jep maksimumin për të gjetur një zgjidhje për kontestin disavjeçar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM