Stephen Hawking bënë thirrje që të votohet kundër konservativëve

2:52 pm 06.06.17

 

Astrofizikanti i mirënjohur, Stephen Hawking, ka bërë të ditur se do të votoj për partinë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar që do të mbahen këtë të enjte.

Hawking, i cili nga shumëkush konsiderohet si njeriu më i mençur në planet, ka paralajmëruar se fitorja e partisë Konservative do të ishte një ‘katastrofë’.

“Do të votoj për laburistët sepse edhe pesë vite të tjera me një qeveri konservative do të ishte një katastrofë për sistemin e shëndetësisë, policinë dhe shërbimet e tjera publike.” ka thënë Hawking.

Ky rreshtim i Hawking vjen përkundër deklarimeve të tija të mëparshme kundër liderit laburist, Jeremy Corbyn.

Kohë më parë, ai kishte thënë: “E shoh Corbyn si një katastrofë. Zemra e tij është në vendin e duhur dhe shumë nga politikat e tija janë të qëlluara, por ai e ka lejuar veten të portretizohet si një ekstremist i krahut të majtë.”

Zgjedhjet në Britani mbahet këtë të enjte. Derisa konservativët besohet se janë në epërsi të lehtë, lideri laburist ka marrë përkrahje nga shumë emra të njohur të botës së muzikës dhe filmit, përfshirë aktorin Danny DeVito, dhe këngëtarët JME, Akala dhe Novelist.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM