‘Star Wars: The Last Jedi’ mbledh $220M në vikendin e parë

7:05 pm 17.12.17

 

Filmi nga Disney dhe Lucasfilm arriti të mbledh 220 milionë dollarë në vikendin e parë në Shtetet e Bashkuara, derisa nga paraqitjet në mbarë botën mblodhi 450 milionë dollarë.

Ky sukses në SHBA e bënë filmin Star Wars: The Last Jedi të dytin më të suksesshëm të të gjitha kohërave pas Star Wars: The Force Awakens.

Seritë e filmave Star Wars tani janë bërë françiza e parë në histori të filmit që arrin me dy filma të kaloj shumën 200 milionë dollarë në vikendin e parë.

The Last Jedi – i njohur si Episoda VIII – ribashkon shumë nga aktorët e françizës Star Wars që u prezantuan në The Force Awakens, përfshirë Daisy Ridley, Adam Driver, Oscar Isaac, Lupita Nyong’o, Andy Serkis dhe John Boyega. Këta luajnë në serinë më të re bashkë me aktorët origjinal Mark Hamill dhe të ndjerën Carrie Fisher së cilës i është dedikuar filmi. Emrat e rinj në këtë film janë Kelly Maria Tran, Benicio del Toro dhe Laura Dern.

Në vikend që lamë pas vendin e dytë për nga përfitimet e zuri filmi Ferdinand me 13.3 milionë dollarë të fituara nga shfaqjet në 3,261 kinema.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM