Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, nën mesatare

7:07 pm 14.06.18

 

Standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës, me gjithë përmirësimet e bëra viteve të fundit, vazhdon të mbetet nën mesataren dhe larg vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, thonë ekspertët e fushës ekonomike.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të cilat flasin për vitin 2017, konsumi i përgjithshëm në Kosovë ishte 2,340 milionë euro, ndërsa për një ekonomi familjare 7,803 euro, si dhe për kokë banori 1,511 euro, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Nga rezultatet e dala nga këto të dhëna të ASK-së thuhet se konsumi i përgjithshëm në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, ka një rritje të lehtë prej 0.8 për qind, ndërsa konsumi për ekonomi familjare dhe për kokë banori ka një rritje nga 3.5 për qind.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM