Spotify bënë një dhuratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

7:00 pm 07.03.18

 

Platforma për dëgjimin e muzikës, Spotify, ka bashkëpunuar me kompaninë Smirnoff për t’i bërë një dhuratë femrave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Spotify ka shtuar një përbërës në shërbimin e vet. ‘Smirnoff Equalizer’ tash e tutje do t’u tregoj përdoruesve listën e llojit të muzikës që ata dëgjojnë duke e klasifikuar atë përmes gjinisë së artistëve.

Ky ‘equaliser’ do të tregoj përqindjen e artistëve femra përball atyre meshkuj të cilët një përdorues i dëgjon. Dhe, për ata që dëgjojnë më shumë artistë meshkuj, ky shërbim do të bëjë një balancim sipas gjinisë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM