Spanja i kërkon sqarime Katalunisë, paralajmërohet kontroll i plotë mbi regjionin

3:15 pm 11.10.17

 

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka kërkuar sqarime nga liderët në Katalunia në lidhje me vendimin për shpallje të pavarësisë së regjionit nga Spanja.

Ai ka kërkuar që të bëhet e ditur nëse është shpallur apo jo pavarësia e regjionit.

Ky hap po konsiderohet si i pari drejt suspendimit të autonomisë së Katalunsë nën kushtetutën spanjolle.

Liderët katalunas të martën nënshkruan një deklaratë të pavarësisë por kanë ngurruar ta shpallin atë në mënyrë që të kenë kohë për bisedime me zyrtarët në Madrid.

Por, kryeministri Rajoy akuzoi presidentin e Katalunisë, Carles Puigdemont, për krijimin “e qëllimshëm të hutisë”, derisa tha se dëshiron të rikthej “sigurinë”.

“Kjo thirrje – përpara çdo mase që qeveria mund të marrë nën Artikullin 155 të kushtetutës sonë – synon t’u ofroj qytetarëve qartësinë dhe sigurinë që një pyetje e tillë e rëndësishme kërkon,” ka thënë Rajoy, transmeton BBC.

“Është nevojë urgjente t’i jepet fund situatës që Katalunia është duke kaluar – të rikthehet në siguri dhe qetësi dhe të bëhet kjo sa më shpejt që është e mundur.”

Këto deklarata kryeministri spanjoll i bëri pas një takimi emergjent me kabinetin e tij qeverisës, mëngjesin e së mërkurës, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të qeverisë.

Më pas, gjatë fjalimit në parlament, Rajoy tha se Spanja është duke u përballur me kërcënimin më serioz për demokracinë e saj 40 vjeçare.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM