Sot jepet Çmimi Nobel për Letërsi. Kush do ta fitoj?

9:21 am 05.10.17

 

Akademia Suedeze sot bënë të ditur fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017. Zbulimi i emrit do të bëhet në ora 13:00.

Pas befasisë dhe reagimeve të shumta vitin e kaluar, kur këngëtari dhe tekstshkruesi Bob Dylan fitoi, këtë vit kritikët mendojnë se zgjedhja do të jetë më konservative dhe nuk do të përbëjë befasi sikurse një vit më parë.

Për vitin 2017, akademia suedeze morri në konsideratë 195 kandidatë, të cilët më pas u ngushtuan në një listë prej pesë emrave.

Më pas, komisioni lexoi dhe vlerësoi veprat e pesë shkrimtarëve të futur në listën prej pesë më të mirëve. Siç transmeton DW, kjo listë është top sekrete, e madje nuk bëhet publike përgjatë 50 viteve të ardhshme pas dhënies së çmimit.

 

Parashikimet e bastevënësve

Emrat për të cilët po flitet shumë si favoritë për të fituar janë dy: novelisti, dramaturgu dhe eseisti nga Kenia, Ngugi wa Thiong’o. Librat e tij përbëhen nga tregime të shkurtëra dhe libra për fëmijë.

Emri tjetër është ai i novelistit japonez, Haruki Murakami.

Mediat e huaja prestigjioze, siç është DW, The Guardian, Washington Post dhe Telegraph përmes artikujve të tyre kanë përmendur edhe emrat e tjerë që mund të jenë fitues.

Këtu bëjnë pjesë shkrimtari izraelit Amos OZ, poeti sirian Adonis dhe novelisti amerikan Don DeLillo.

Gjithashtu, kanadezja Margaret Atwood është një prej favoriteve parashikuar nga bastevënësit. Novela e saj “The Handmaid’s Tale” së fundmi është adaptuar në seri televizive që fitoi çmimin Emmy.

Sigurisht, edhe shkrimtari shqipëtar Ismail Kadare është një nga emrat që mendohet se këtë herë do të fitoj çmimin. Por, bie në sy se në artikujt e mediave të huaja, kushtuar bastevënësve dhe parashikimeve të tyre, emri i Kadaresë nuk përmendet si favorit.

 

 

Megjithatë, vitet e kaluara, në veçanti viti 2016, tregoi se mund të befasohemi shumë me emrin e fituesit i cili gjithmonë mbetet i paparashikuar.

Mbetet të kuptojmë nëse Akademia Suedeze do të befasoj dhe nëse vendimi i saj për fituesin do të nxis reagime siç ndodhi vitin e kalaur, apo do të kemi një fitues për të cilin të gjithë do të shprehen se është parashikuar deri diku.

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi fiton nëntë milion kronor suedez (rreth 937,000 euro).

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM