Sot, dashuria do i shpërthej rrjetet sociale

7:18 am 14.02.16

Gjatë ditës së sotme, sikurse edhe viteve të kaluara, për shkak të rëndësisë që ka data 14 shkurt, rrjetet sociale do të jenë edhe më të ngarkuara se zakonisht.

Është e dielë, ditë pushimi, dhe për më shumë dita e të dashuruarve.

valentie

Rrjeti Facebook gjatë ditës së Shën Valentinit pritet të ketë trefishim të postimeve, çka do të thotë se rreth 78% e postimeve gjatë ditës së sotme kanë të bëjnë me të dashuruarit.

Ndërkohë, rrjeti muzikor Spotify, kësaj here lanson një playlistë të veqantë për të dashuruarit nën emrin Love Note.

Gjithsesi, përveç rrjeteve sociale, fatmirësisht ende ka njerëz që partnerit ia urojnë këtë festë përmes dhuratave konkrete, siq janë librat, për çka kompania Amazon ka krijuar një koleksion me librat më të përshtatshëm për Ditën e të Dashuruarve.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM