Sot, 19-vjetori i masakrës së Reçakut

7:27 am 15.01.18

 

Sot bëhen 19 vite nga masakra e Reçakut e cila ndodhi në këtë ditë të vitit 1999 kur forcat serbe masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE’s në Kosovë, ambasadori William Walker, e cilësoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli do të bajnë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, si dhe do të marrin pjesë në nji akademi përkujtimore të organizueme me këtë rast në përkujdesje të presidentit të Reopublikës së Kosovës.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM