Sonte premiera e ‘T2 Trainspotting’ në Kino ABC  

12:26 pm 23.02.17

Pas 20 vite larg vendit të tij, Mark Renton kthehet në Skoci për t’u ribashkuar me shokët e tij të vjetër, Sick Boy, Spud dhe Begbie.

Sigurisht, jo të gjitha janë harruar nga ato që ndodhën gjatë viteve 1990-ta, të pasqyruara në filmin e parë Trainspotting.

Tani, shokët e vjetër bëhen bashkë, dhe jo të gjithë janë të lumtur me mënyrën se si u ndanë 20 vite më parë.

Por, si do të vazhdoj jeta e tyre tani e tutje? Me çka do të merren?

Duke qenë në hap me premierën botërore, Kino ABC sonte sjell premierë filmin ‘T2 Trainspotting’ nga regjisori i mirënjohur britanik, Danny Boyle.

Filmi shfaqet nga ora 22:00.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM