Sonte ceremonia lamtumirëse për Lorik Canën

12:18 pm 09.10.17

 

Lorik Cana, kapiteni legjendarë i përfaqësueses së Shqipërisë, do t’i jap fund edhe zyrtarisht karierës së tij në futbollin aktiv.

Cana realizoi ëndrrën duke shkuar në Kampionatin Evropian me përfaqësuesen kuqezi, në fund të së cilit ai u përshëndet me skuadrën.

Por, kariera e Canës ka qenë e veçantë edhe për paraqitjet e tija në disa klube të famshme evropiane.

Përballja e sontme në mes të Shqipërisë dhe Italisë do të karakterizohet edhe me ceremoninë speciale lamtumirëse për pensionimin e Canës nga futbolli aktiv.

Organizimi do të bëhet nga Federata Shqiptare e Futbollit, derisa gjithçka është mbajtur diskrete, por ajo që është e sigurt është se pritet të jetë një ceremoni e veçantë, përpara startit të takimit me Italinë, transmeton Top Channel.

Cana u kthye në kapitenin simbol të ekipit kombëtar për karakterin dhe personalitetin e tij. Cana u bë pjesë e kombëtares në pranverën e vitit 2003, kohë në të cilën skuadra drejtohej nga Brigel. Në atë kohë, djaloshi gjakovar militonte në radhët e PSG. Shumë shpejt Cana u integrua në skuadrën kuqezi, ku fillimisht e nisi si mesfushor, për t’u pozicioniar më pas si një qendërmbrojtës.

Në karrierën e tij të gjatë Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenali që kur ishte 16 vjeç, e për të vijuar më pas në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeçare u bë kapiten i skuadrës. Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas në kampionatin turk me Gallatasaray. Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë në radhët e Nantes.

Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 prezenca, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM