Son Lux – ‘The Fool You Need’

11:05 am 25.04.18

 

Son Lux kanë shpërndarë videospotin për këngën ‘The Fool You Need’.

Klipi mjaft i çuditshëm është punuar nga Jean-Paul Frenay dhe tregon se si një mashkull dhe femër lindin nga një lëvozhgë.

“E bazova klipin në rrethin e jetës dhe vdekjes. Është një alegori poetike ilustruar me këtë koridor hoteli fantasmagorik që sfidon karakteret tona individualisht përgjatë klipit. Të dy luftojnë drejt rrugës së tyre, derisa mbërrijnë në klimaks – kur Ryan pothuajse përgjërohet në tekst, duke kënduar pjesën emocionale ‘Hollow me’”  ka thënë, ndër të tjera, Frenay për videospotin e realizuar.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM