Smashing Pumpkins po rikthehen

4:31 pm 11.02.18

 

Rok bendi amerikan The Smashing Pumpkins kanë lansuar një numërim mbrapsht në webfaqen e tyre duke nxitur kështu kurreshtjen e fansave se mbase bëhet fjalë për rikthimin e tyre.

Kjo me gjasë edhe do të ndodh, pasi ka qenë frontmeni Billy Corgan që kishte postuar më parë në Instagram duke lënë të kuptohet se është duke u punuar në një album të ri me Rick Rubin.

Megjtihatë, ende nuk dihet për strukturën e bendit që do të rikthehet dhe as ndonjë datë për lëshimin e materialit të ri.

Ajo që fansat tani dinë është ora që po numëron mbrapsht deri ditën e enjte, 15 shkurt, kohë kjo të cilën bendi e ka caktuar që t’u shpërndaj informacione të reja të gjithë atyre që anëtarësohen në listën e emailëve që shpërndan grupi.

 

 

 

Që nga viti 2016, vetëm Billy Corgan dhe kitaristi Jeff Schroeder kanë qenë anëtarët origjinalë të Smashing Pumpkins, derisa Chamberlin ka shërbyer si baterist për turne dhe Iha i është bashkuar grupit vetëm për pesë performancat e fundit.

Albumi i fundit nga Smashing Pumpkins ishte ai i vitit 2014, Monument to an Elegy. Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, frontmeni Corgan nxorri albumi e tij solo Ogilala.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM