Pas 30 vite, gjendet piktura

Florence + The Machine kanë shpërndarë një këngë të re, ‘Sky Full Of Song’.
Kjo këngë është e para që bendi lëshon qysh prej vitit 2015 kur nxorrën albumin How Big, How Blue, How Beautiful.
“Kjo ishte një këngë që erdhi nga qielli tërësisht e formuar,” ka thënë këngëtarja Florence Welch.
“Ndonjëherë, kur performon ndihesh shumë lartë, është vështirë të kuptosh se si të zbresësh poshtë. Është një ndjenjë e hapjes, vrullit të pafund që del dhe lartësohet, dhe dëshirës që dikush të mbaj ende, të të kthej te vetja. Është mahnitëse, hyjnore, por disi ndjenjë vetmie.”