Skerdi paralajmëron këngën e re

3:44 pm 26.10.18

Skerdi Ago ka bërë të ditur se së shpejti do të vijë me projekt të ri muzikor.

Ai e ka publikuar një imazh në rrjetet sociale që besohet të jetë nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit.

Përmes këtij postimi, këngëtari i ka njoftuar fansat e tij që ta presin këngën e re.

“‘M’ke mungu’… vjen së shpejti”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

“Si Bugatti” është një prej projekteve më të fundit që e ka lansuar Skerdi.

Kënga është bashkëpunim me Gjikon dhe u publikua me videoklip në muajin gusht.

Dueti i pjesëtarëve të labelit RedBox u pëlqye shumë dhe ishte një prej hiteve të verës, ndërsa numëron mbi 26 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM