Skandali në Facebook, u dëmtuan 87 milionë përdorues

8:34 pm 04.04.18

 

Facebook ka zbuluar se skandali me firmën politike-këshilluese Cambridge Analytica ka prekur 87 milionë përdorues duke u përdorur atyre të dhënat në mënyrë jo të drejtë.

Kjo shifër e thënë nga Facebook është shumë më e madhe sesa është menduar dhe publikuar më herët.

BBC raporton se ka informata se 1.1 milionë e përdoruesve të prekur janë nga Mbretëria e Bashkuar.

Edhe shifra e përdoruesve që kanë isntaluar kuizin This Is Your Digital Life është rritur në 305,000, nga 270,000 sa ishte menduar më parë. Përmes këtij kuizi të dhënat e përdoruesve, dhe miqve të tyre, janë shfrytëzuar në mënyrë jo të drejtë.

Rreth 97% e instalimeve të këtij kuizi kanë ndodhur brenda Shteteve të Bashkuara. Vetëm 16 milionë e numrit total të përdoruesve të prekur nga ky skandal i shfrytëzimit të të dhënave mendohet se janë nga vende të tjera.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM