Sia lëshon këngën ‘Free Me’ në kërkim të vetëdijësimit për HIV/AIDS  (video)

9:12 pm 09.06.17

 

Sia ka lëshuar videospot për këngën e saj më të re, ‘Free Me’.

Kënga dhe videospoti janë një përpjekje e këngëtares për të ngritur vetëdijen rreth HIV/AIDS dhe për t’i ofruar përkrahje kampanjës #endHIV.

“Epidemia HIV/AIDS është diçka që mund të prek çdonjërin,” thotë Sia në njoftimin e lëshuar për këngën.

“Me krenari kam bashkuar forcat me Fondacionin për Kërkime Abzyme dhe me kampanjën #endHIV për të nxjerr këngën time ‘Free Me’, për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve dhe për vetëdijësimin rreth ilaçit të mundshëm për këtë epidemi.”

Këngëtarja austrliane ka bashkëpunuar me Julianne Moore dhe Zoe Saldana. Moore është narratore në video, derisa tregon se si Saldana, që pret të bëhet nënë, është me HIV, çka ngadalë “po i merr asaj trupin dhe po i sulmon sistemin imunitar.”

Derisa kënga vazhdon, karakteri i Saldanas në video performon një kërcim emocional nën koreografinë e Ryan Heffington.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM